Sahatçiu e LDK’së: Të bëhen përgatitje substanciale për dialogun, roli i SHBA’së të jetë më i fuqishëm

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatçiu në një konferencë për media ka folur rreth qëndrimit të kësaj partie ndaj dialogut të Kosovës me Serbinë.

Sahatçiu tha se duhet të ketë një përkushtim më të madh sa i përket çështjes së dialogut.

“LDK mendon se dialogu duhet të merret me përkushtim më të madh, jo vetëm për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në anëtarësimin në Bashkësinë Evropiane por për sigurimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon”, ka deklaruar ajo.

Sahatçiu deklaroi se LDK mendon se duhet të bëhen përgatitje substanciale dhe dialogu të bazohet në disa parime.Reklamë

“LDK do ta luajë rolin e saj në mënyrë që dialogu të përfundojë suksesshëm me njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe në respektim të parimeve kushtetuese. LDK mendon se duhet të bëhen përgatitjet substanciale dhe dialogu duhet të bazohet në parimin e transparencës e cila edhe kërkohet me cdo dokument të Kuvendit të Kosovës por edhe është obligim ndaj qytetarëve, vendosja e parimeve bazë, ne jemi të vetëdijshëm se Qeveria nuk mund të dalë sot me një platformë përfundimtare, por të paktën duhet t’i ketë parimet bazë mbi të cilat do të ndërtohet vazhdimi i këtij dialogu”, ka deklaruar ajo.

Ajo tha se roli i SHBA’së në dialog duhet të jetë më i fuqishëm.

“Mendojmë që në parim, patjetër duhet të ejtë ruajtja e kushtetutshmërisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, duhet të jenë parime bazë të padiskutueshme nga Qeveria dhe nga institucionet. Mendojmë se roli i SHBA’së duhet të jetë më i fuqishëm dhe duhet të jetë pjesë, SHBA është aleat i Kosovës dhe prezent në çdo etapë historike që ka kaluar Kosova”, ka deklaruar Sahatçiu.