Kordinatorja e kampanjës “Rinia për Gratë” në Ferizaj, Vanesë Sadriu ka njoftuar se është përuruar finalizimi i muralit të “Mirës” së UÇK-së si përmbyllje e kampanjës “Rinia për Gratë”.
“Sot bashkë me familjarët e dëshmorës së Hyrë Eminit – Mirës përuruam finalizimin e muralit të Mirës si përmbyllje e projektit Rinia për Gratë”, ka shkruar ajo në facebook.
Gjithashtu Sadriu ka falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur, kritikuar, këshilluar apo kanë vlerësuar gjatë kësaj kampanje.
“Duke pranuar këshillat dhe kritikat e gjithë juve që keni shprehur interesim dhe keni vlerësuar angazhimin tonë në këtë projekt, e ripunuam në kordinim me familjarët e Mirës! Faleminderit. ” ka shkruar ajo.
Liria ka emër – Hyrë Emini
Postimi i plotë:
Sot bashkë me familjarët e dëshmorës së Hyrë Eminit – Mirës përuruam finalizimin e muralit të Mirës si përmbyllje e projektit Rinia për Gratë.Duke pranuar këshillat dhe kritikat e gjithë juve që keni shprehur interesim dhe keni vlerësuar angazhimin tonë në këtë projekt, e ripunuam në kordinim me familjarët e Mirës! Faleminderit
Liria ka emër – Hyrë Emini ![]()







