Sadri Ramabaja padit Mërgim Lushtakun me vlerë kontesti “100 mijë euro”

Analisti Sadri Ramabaja ka ushtruar padi për fyerje dhe shpifje ndaj deputetit Mërgim Lushtaku pas përplasjes që kishin në një debat televiziv së fundi.

Lushtaku e lidhi veprimtarinë e z. Ramabaja me ish-shërbimin famëkeq jugosllav UDBA.

Ai e ka quajtur gjuhën e përdorur nga z. Lushtaku si “gjuhë e nëpërkës”.

Ramabaja ka përdorur edhe fjalor mjaft të ashpër ndaj tij duke e quajtur edhe bandit dhe “qenie e shpërfytyruar politike e pa identitet politik”.

“Në fakt, kjo deklaratë është pjesë e luftës speciale që zhvillohet ndaj meje nga qarqe antishqiptare të afërta me UDB që prej vitit 1986.”

Ai tutje pretendon se ndaj tij ka edhe luftë speciale “duke parapërgatitur terrenin edhe për likuidim fizik të kundërshtarëve politikë.”

“Viktimë e kësaj lufte speciale siç dihte ishte ideologu i LPK-së, Beajdin Hallaqi, ndërkaq pas lufte edhe një sërë aktivistësh të LDK-së.”

Në bazë të dokumenteve të paraqitura, z. Ramabaja del se i kërkon 100 mijë euro nga Lushtaku.