LAJMI I FUNDIT

Sadiq Khan merr mandatin e tretë në krye të Londrës

Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike.

Khan u shpall fitues ndaj kandidates Konservatore, Susan Hall, të shtunën pasdite, me 43.8% të votave, raporton “The Guardian”.

Kryebashkiaku i Londrës u prit me brohoritje teksa nisi fjalimin e tij të fitores. “Faleminderit nga thellësia e zemrës sime, faleminderit Londër”, i tha ai audiencës, para se një person të parakalonte në skenë duke thirrur, “Khani e ka mbytur Londrën”.