Sadio Mane i nënshtrohet operacionit në dorë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do të shpresojë të mos jetë pa Sadio Manen për një kohë të gjatë, pasi futbollisti senegalez iu është nënshtruar një operacioni në dorë.

Liverpooli përmes një komunikate konfirmoi se Mane e ka kaluar operacionin me sukses, pas lëndimit të dorës në grumbullimin me kombëtaren e tij gjatë kualifikimeve për Kupën e Afrikës.

“Operacioni i kryer nga mjekët e klubit ka përfunduar me sukses. Gjendja e Manes do të monitorohet në ditët në vazhdim”, shkruhet në komunikatën e klubit nga Merseyside.

Trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka kushtuar shtrenjtë pauza e kombëtareve, pasi edhe Mohamed Salah e Naby Keita janë rikthyer të lënduar, ndërsa gjendja e mbrojtësit Van Dijk duket të jetë e mirë.