Ermal Sadiku

Sadiku për ngjarjen në veri: Penallti për diplomacinë kosovare, duhet të shfrytëzohet

Opinionisti Ermal Sadiku, ka folur rreth zhvillimeve të ditës së diele në Banjskë të Zveçan ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Sadiku tha se kjo situatë duhet të shfrytëzohet mjaft mirë nga ana e diplomacisë së Kosovës.

“Nëse nuk dimë se qysh me i përdorë që me kthy një situatë, sidomos të viteve të fundit, ku kemi qenë në defansivë, me kthy në ofensivë, mendoj që duhet të jap dorëheqje komplet diplomacia kosovare që merret me politikat e jashtme”, tha ai në Klan Kosova.

Rreshteri Afrim Bunjaku, u vra nga një grup terrorist, gjatë sulmit mbi njësitet policore që kishin shkuar për t’i hequr dy kamionë, të cilët e kishin bllokuar rrugën.