Sadiku: Korrigjimi i kurfirit me Serbinë e bashkimi me Shqipërinë janë zgjidhja më e mirë

Analisti, Ermal Sadiku ka thënë se ripërcaktimi i kufijëve me Serbi, dhe bashkimi me Shqipëri është zgjidhja më e mirë për të gjithë në Kosovë dhe në Ballkan.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk pajtohet me kryeministrin Kurti për këtë ide.

Sadiku ka thënë se nëse vazhdon politika e huaj me qëllim të rrezimit të Qeverisë aktuale me presion për Asociacionin, duhet të dijnë që Kurti në zgjedhjet e ardhshme mundet t’i fitojë 60 për qind.

“Informatat që po i merr Ambasada Amerikane për gjëndjen në Kosovë janë totalisht të gabume sepse po i merr prej njërzve qe: e para skanë lidhje me politikë edhe e dyta urrejtjën ndaj Albinit e kanë më të madhe se dashninë për Kosovë”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Postimi i plotë: