Boks
Sadiku e argjendtë në turneun “Balkan”
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar “Balkan” të mbajtur në Botevgrad të Bullgarisë.
Sadiku në finale u mposht nga braziliania, Gomez Gleisiele, në kategorinë deri në 64 kilogramë.
Boksierja kosovare me këtë turne tregoi formë të mirë para Kampionatit Botëror që mbahet në Indi.