Sabri Kiçmari kërkon dorëheqjen e presidentit Thaçi pas skandalit me agjentin serb

Presidenti Hashim Thaçi dje largoi nga zyra e tij Branislav Nikoliqin, këshilltarin e tij, për të cilin u raportua se ishte spiun i Serbisë.

Ish agjenti i shërbimit sekret serb (BIA) ishte angazhuar si këshilltar i Thaçit në vitin 2016.

Deputetja Osmani ka pasur një pozitë të njëjtë me Nikoliqin. Kur Fatmir Sejdiu ishte President, deputetja e tanishme ishte këshilltare e tij.

Osmani e di se cilat janë detyrat e një këshilltari dhe i ka thënë Gazetës Express se rreziku është serioz, pasi u kuptua që ish-agjenti serb ka qenë në kabinet të Presidencës.

Deputetja thotë se Thaçi duhet të japë përgjegjësi për këtë emërim dhe duhet të kuptohet se si ka arritur Nikoliqi të hyjë në Zyrën e Presidentit.

E një ish bashkëpartiak i Thaçit dhe bashkëpunëtor i tij, ambasadori Sabir Kiçmari e ka marrë një shembull të vitit 1974 që kishte ndodhur në Gjermani, shkruan Ballkani.info.

“Më 6 naj të vitit 1974 dha dorëheqje një nga kancelarët më të suksesshëm të Republikës Federale të Gjermanisë ËiIly Brandt”, thotë ai.

Sipas tij, dorëheqja e tij ishte një akt i marrjes së përgjegjësisë, si shef i Qeverisë Federale, pasi që u vërtetua se në Kabinetin e tij kishte depërtuar spiuni i STAS-it Günter Guillaume.

“Ja edhe një shembull tjetër i etikës politike, nga i cili do të duhej të mësoj presidenti”, shkruan në fund Kiçmari. /Ballkani.info/