Sabri Kiçmari, ambasador i Kosovës në Japoni

Sabri Kiçmari është emëruar ambasador i Kosovës në Japoni.

Kjo është bërë e ditur nga i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Tokio, Arber MehmetI.

Mehmeti përmes rrjeteve sociale i ka uruar mirëseardhje Kiçmarit.

“Mirëseardhje dhe punë të mbarë Ambasador Prof.Ass.Dr. Sabri Kiçmari”, ka shkruar Mehmeti.

Kujtojmë se Kiçmari më herët ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në Australi, ndërsa më pas ka aderuar edhe në Lëvizjes Vetëvendosje.