Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi publikojnë këngën e re “Simpatia e shkolles”

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, këngëtarët Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Simpatia e shkolles” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është publikuar në kuadër të programeve për festat e fundvitit.

Kënga është ritmike, dhe është punuar nga kompozitori i njohur Ardian Kastrati.

Për vargjet e tekstit është kujdesur Kreshnik Aviu, gjersa producent i saj është Shpëtim Desku.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube, me performancën që dyshja kanë realizuar në një prej programeve të fundvitit.

Vet Leonora është shprehur pak ditë më parë përmes rrjetit social Instagram se e kishte për nder të realizonte një këngë me këngëtarin e madh, Sabri Fejzullahu.

loading…