Sabit Geci i del në krah Haradinajt, kundër Rexhep Selimit: Ai nuk kajti kurrë e pati plot raste të rënda

Sabit Geci i ka dalë në krah, kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt duke thënë se ai e ka mbrojtur luftën e UÇK-së në Hagë.

I ftuar në emisionin Frontal në Televizionin T7, ai thotë se e ka mik deputetin e LV-së, Rexhep Selimin, mirëpo, nuk pajtohet se Haradinaj nuk e ka mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare.

“Rexhep Selimin unë e kam mik, edhe shok edhe mik, kam respect për të, nëse thuhet se Ramush Haradinaj nuk e ka mbrojtë luftën, ai ka nejtë 8 vjet në Hagë, nashta na do të kajmi, ai ska kajt kurrë, ka pas shumë raste të rana, nuk i ka pa kush lot në sy, unë e di mirë, lufta e UCK-së mbrohet t’u mos e sha luftën, nuk e di që ka heshtë”, thotë Sabit Geci.

Ish-komandanti i UÇK-së është shprehur i bindur se nuk kanë bërë gabime në luftën e fundit.

“UÇK nuk ka gabu asnjëherë, ka mujt me qenë një gabim i ndonjë individi, po nuk besoj që ka qenë tragjik diçka. Unë jam ardh prej spitalit të Sllovenisë ka gushti, kam qenë në gjendje të rëndë, në 2000 më kanë shti në burg, nuk e di kush i ka bë, ai që i ka bë ishalla zbulohet. Edhe sot nëse fillon lufta, të njëjtin veprim do ta bëja, asnjëherë nuk do t’i bi pishman”, thotë ai.