Sabit Geci: Gani Geci e ka vrarë Sandokanin (VIDEO)

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka thënë se Gani Geci e ka vrarë Abedin Rexhën (Sandokanin).

Në emisionin Zona B në Klan Kosova, ai tregon se ka shkuar the e ka parë viktimën në prezencën e familjes dhe i njëjti i ka pasur dy plumba [një në krah dhe tjetrin në këmbë].

“Unë nuk kam asgjë me Ibrahim Qorrin dhe as me Gani Gecin. Nëse kanë ata me mua diçka, le ta thonë. Qorri më ka treguar se pse e ka thënë atë dhe më ka ardhur gjynah sepse ka pasur një vuajtje. Ndërsa Gani Gecin nuk e di se çka e nxitë të flasë për mua”.

“Ai e di që kam ngrënë në shtëpinë e tij dhe ka ngrënë në shtëpinë time. Deri në momentin që jam plagosur e kam pasur njeriun me të afërt. Ai le të del dhe le ta demanton”.

“Në librin e tij ai shpif gjithçka për mua. Ndërsa unë nuk kam shpifur për të. Ai më ka pyetur mua se kush e ka shkruar komunikatën për të dhe unë kam thënë se kjo e paska ngritur Gani Gecin.  Nuk e di se kush e ka shkruar dhe nuk më intereson fare. Nuk e di pse po bëhet ajo komunikatë aq tragjike”.

“Gani Geci e ka vrarë Sandokanin sepse ai e ka pasur një plumb në krah dhe një në këmbë. Jam i dyti dëshmitar që kam shkuar dhe e kam parë në prezencë të familjes dhe i ka pasur dy plumba”.

“E ka vrarë edhe nipin tim. E kam thënë edhe më herët se nëse del që nipi im Ruzhdiu ka dorë në tentim vrasjen e Gani Gecit – unë nëntë gjaqe ja kam borxh”.

“10 dëshmitarë i kam që tregojnë se ku ka qenë Ruzhdi Shaqiri kur janë vrarë shokët e Gani Gecit. Nëse ai do t’i gjejë shumë lehtë e ka, por ai do të krijojë mjegull”.