Shqiperi
Sa vota morën kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri nga numërimi gjysmës së vendvotimeve?
Kur janë numëruar gjysma e vendvotimeve, PS ka marr 48.77 për qind, ndërsa PD-ja ka me 39.29 për qind.
Në zgjedhjet e së dielës kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga numërimi preliminar i 2,575 vend votimeve nga 5,199 sa janë në total, këta kandidatë kanë marr 1,907 vota.
Boiken Abazi që ka kandiduar në Tiranë ka marr 907 vota, ndjekur nga Iljaz Shehu i cili ka kandiduar për Qarkun e Lezhës ka marr 200 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani nga Qarku i Gjirokastrës ka marr 80 vota.
Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.
Rezultati preliminar i kandidatëve të LVV-së në Shqipëri | Burimi: KQZ
Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur.