Shëndeti

Sa vite i duhen zemrës që rikuperohet pas lënies së duhanit

Duhanpirja është një nga faktorët e rrezikshëm që dëmton zemrën, dhe kësaj të fundit i duhet goxha kohë për tu rikuperuar edhe nëse e lëmë duhanin.

Studimet e fundit, të bëra te personat që kanë hequr dorë nga duhani, vërtetuan se organit të zemrës i duhen më shumë se 10 vite, për tu rikuperuar nga dëmtimet që i janë shkaktuara nga duhanpirja.

Sa kohë do t’i duhet trupit të rikuperohet pas lënies së duhanit?

Studimi i fundit thotë se duhen të kalojnë 15 vjet nga lënia e cigares, që të ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Në studim janë përfshirë rreth 8700 persona në një kohë 50-vjeçare dhe rezultoi se zemrës i duhen më shumë se 10 vite që të normalizohet nga dëmtimi i shkaktuar nga nikotina dhe kimikatet e tjera.

Ky raport është i pari që ka analizuar kohën e nevojshme për ‘zhbërjen’ e dëmtimeve që i shkaktohen zemrës nga konsumimi i duhanit.