Sa vende do t’i ketë PSD-ja në listën zgjedhore bashkë me AAK-në?

AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe PSD-ja e Shpend Ahmetit sot u dakorduan që të nënshkruajnë marrëveshje parazgjedhore për koalicion, tash kur vendi është në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, në këtë marrëveshje, PSD-ja si duket po mbetet me hiç më pak se vetëm 25 vende në listën për deputetë.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express, burime mirë të informuara nga të dyja partitë.

AAK-ja e PSD-ja sot e thyen akullin e vijave të kuqe, duke paralajmëruar nënshkrim të koalicionit parazgjedhor, për të shkuar kështu në zgjedhje me një listë të përbashkët.

Në një marrëveshje që ishte arritur ditë më parë, sot janë definuar të gjitha detajet.

PSD-ja, sipas marrëveshjes që ka arritur me AAK-në, në listën parazgjedhore do të garojë me 25 deputetë.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet sot në orën 15:00, në një konferencë të cilën PSD-ja e ka paralajmëruar.

Marrëveshjen për koalicion e ka konfirmuar sot kryeministri në dorëheqje e kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

loading…