Sa u pagua Ganja për të hyrë në Big Brother?

Pyetja se a paguhen VIP-at shqiptarë për t’u bërë pjesë e Big Brother, ka mbizotëruar qysh prej fillimit të këtij spektakli, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Në emisionin e radhës “2 EMRA 3 ARSYE” kjo pyetje i është bërë këngëtares Ganimete Abazi, ish-banore e Big Brother VIP.

Me t’iu bërë pyetja nga nikoqirja e emisionit, Edona, këngëtarja ia krisi këngës “U knaqëm t’u u knaq”, që u riaktualizua pas paraqitjes së saj në BBVIP, në një mënyrë duke konfirmuar se ka marrë një shumë të parave për t’u futur në spektakël.