Sa të pasur janë kandidatët që ia kanë mësyer Prishtinës?

Shtëpia mbi 350 metra katror, vetura të shtrenjta e mijëra euro kursime në banka. Syri.net iu sjell pasurinë e tre prej 4 kandidatëve më të përfolur për postin e kryetarit të Prishtinës

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen me 17 tetor të këtij viti.

Partitë politike në vend veçse kanë filluar të zhvillojnë fushatën zgjedhore. Garë e fortë pritet të jetë në Prishtinë.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, po shihen si kandidatët potencial për të ‘luftuar’ deri në fund për të parin e qytetit.

Por sa të pasur janë kandidatët për kryetar të Prishtinës?

Gazeta në një kontroll në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, iu sjellë pasurinë e secilit kandidat shqiptar për kryetar komune.

Arben Vitia

Ministri Arben Vitia i cili po garon për kryetar të Prishtinës, ka një ka raportuar një shtëpi të trashëguar me sipërfaqe 250 metra katror me vlerë 150 mijë euro dhe një truall me sipërfaqe 15 ari po ashtu të trashëguar, me vlerë 250 mijë euro.

Image

Ai ka një veturë Mazda të cilën e ka blerë nga kursimet dhe huamarrja në vitin 2013 me vlerë 12 mijë euro, dhe një veturë Suzuki të cilën e ka blerë me kredi bankare në vitin 2018 me vlerë 15 mijë euro.

Image

Ministri ka deklaruar 6 mijë e 523 euro e 29 cent para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare dhe 2 mijë e 488 euro e 71 centë para të gatshme të bashkëshortes.

Ai e  ka një kredi në vlerë prej 20 mijë eurosh në emër të bashkëshortes dhe 2 mijë e 500 euro huadhënje po ashtu në emër të bashkëshortes.

Image

Uran Ismaili

Uran Ismaili nga PDK i cili po garon për kryetar të Prishtinës, ka raportuar një banesë 151 metra katror e cila është blerë nga shitja e banesës së vjetër në vlerë 135 mijë euro. Ai ka poashtu edhe një tokë prej 3 ari në vlerë 20 mijë euro.

Image

Ismaili është edhe aksionar në biznese kosovare. Në biznesin ‘Martius’ ka 33 përqind të aksioneve, ‘Printques’ 33 përqind të aksioneve dhe në ‘Tranquille’ ka 100 përqind të aksioneve

Image

Kandidati i PDK-së për Prishtinën ka deklaruar edhe parat e gatshme në bankë. Ai në RB ka 1 mijë e 541 euro para të gatshme, derisa gruaja e tij 499.56 euro, derisa kursime të dy bashkë kanë mbi 3 mijë euro.

Image

Ismaili, sipas raportit duket se ka obligime të larta në bankë. Ai ka kredi aktive në vlerë mbi 83 mijë euro

Image

Më poshtë gjeni edhe të hyrat vjetore të Ismailit së bashku me bashkëshorten.

Image

Daut Haradinaj

Kandidati i AAK-së për kryetar komune, ka deklaruar dy shtëpi banimi në pronësi të përbashkët me vlerë mbi 350 mijë euro, 250 m2 respektivisht 360 m2.. Ai pasuri të paluajtshme ka edhe veturën personale në vlerë 10 mijë euro, një veturë e marrë me leasing dhe dhurata të ndryshme në vlerë 15 mijë e 500 euro

Image

Haradinaj ka deklaruar se ka mbi 60 mijë euro kursime në bankë bashkë me gruan e tij, derisa të hyrat vjetore të tij kapin vlerën e gati 30 mijë eurove, derisa bashkëshortes së tij afër 20 mijë euro.

Image

Sipas raportit, Daut Haradinaj ka edhe borxhe. Ai ka të huazuara 30 mijë euro për blerjen e shtëpisë.

Image

Ndryshe, kandidati i LDK-së, Përparim Rama nuk ka të deklaruar pasurinë e tij, shkaku që asnjëherë deri tani nuk ka mbajtur post të lartë publik.

Shënim: Të dhënat janë marrë nga Agjencia Kundër Korrupsion në Kosovë