Efi

‘Sa të ka shkuar pazari’? Efi i kthehet keq ndjekësit

Efi vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur dhe i komentuar në rrjetet sociale.

Së fundmi personazhi i njohur televiziv ka bërë një komunikim virtual me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, përmes të cilave ka marrë shumë komplimente.

Mirëpo, Efi ka vendosur që pervec fjalëve të mira, të publikojë në profilin e saj, edhe një mesazh aspak të këndshëm, i ardhur nga një ndjekës i saj, i cili e pyet se sa i ka shkuar pazari që pas daljes nga Big-u.

“Sa të ka shkuar pazari që nga dalja nga Bigu”, shkruan ndjekësi i saj.

“Sa pyetje interesante por meqë ra fjala ju meshkuj të tillë jeni një neveri”, ka replikuar Efi.

Ndërkohë një tjetër ndjekëse i ka hedhur benzinë zjarrit, duke e ngacmuar Efin po me të njëjtën pyetje. Kësaj radhe, ish-konkurrentja e Big Brother vendosi që jo vetëm t’i përgjigjej por gjithashtu edhe të zbulonte emrin e saj në Instastory, duke i thënë se është një femër që e bën të vjellë.