Sa të ardhura mujore duan kosovarët që të mos largohen nga Kosova?

Instituti për Kërkime Ekonomike ka publikuar një hulumtim në lidhje me pagën të cilën e duan kosovarët për të mos u larguar nga Kosova.

Paga 600-800 euro shihet si më ideale për të jetuar në Kosovë, raporton Ballkani.info

Publikimi i Institutit për Kërkime Ekonomike

Për sa para( të ardhura mujore) nuk do të largoheshit nga Kosova?

Instituti për Kërkime Ekonomike ka zhvilluar një hulumtim për pagën ideale në Kosovë që do të parandalonte largimin e qytetarëve nga Kosova.

Hulumtimi i ka përfshirë qytetarët që e shohin alternativë largimin nga Kosova për shkak të papunësisë, rrjedhimisht mungesës së të ardhurave mujore.

Anketa hulumtuese është bërë nga të dhënat primare, për të qenë hulumtim empirik i bazuar mbi kërkesën qytetare për pagën ideale.

36% e të anketuarve besojnë që paga 600-800 euro është e mjaftueshme për të qëndruar në Kosovë. 20% e të anketuarve ju mjafton paga 400-600 euro. 18% dëshirojnë paga 800-1000 euro. Pagën mbi 1000 euro e shohin si opsion për t’u mos u larguar nga Kosova 16% e të anketuarve. 10% janë pajtuar me pagën solide 200-400 euro.

Në bazë të hulumtimit – pagat e sektorit publik përmbushin kërkesat e qytetarëve për “pagat e tyre ideale”, përderisa pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vogla.

Politikat shetërore ekonomike duhet të orientohen kah projektet zhvillimore të sektorit privat duke ulur njëkohësisht shpenzimet publike.