Avni Klinaku nga Lëvizja Për Bashkim ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka problem më të rëndë se sa me partitë politike, atë me vetvetën, shkruan ballkani.info
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Klinaku ka thënë se Kurti do t’i kishte mbajtë në xhep, LDK’në, PDK’në e AAK’në.
Por, sipas tij Kurti ka probleme me vetvetën.
Postimi i plotë:
Sa për LDK, PDK e AAK Albin Kurti t’i kish mbajt në “xhep të vogël”. Por ai e ka një problem ma të rëndë – Albin Kurti e ka problem të vërtetë VETVETEN! Shumë autogola po bën!./Ballkani.info/







