Sa pare kanë në bankë gratë e udhëheqësve kosovarë? (VIDEO)

Disa nga gratë e liderëve kosovarë janë të punësuara e disa kanë në pronësi biznese private.

Zakonisht bëhen të gjalla gjatë fushatës zgjedhore ose ditën e zgjedhjeve.

Gratë e liderëve kosovarë, nuk i shohim shpesh në paraqitje publike me bashkëshortët e tyre.

Por nganjëherë ato bëhën objekt i përplasjeve mes kundërshtarëve politik.

Njejtë veproi Kadri Veseli, kur përmedi pasurinë e gruas së Albin Kurtit.

E gruaja e kryreparlamentari Veseli, Violeta ka në bankë më shumë se 2500 euro.

Fitimet e saj vjetore nga puna si mësimdhënëse arrijnë në 3180 euro, kurse nga biznesi privat, ka të deklarara afër 15 mijë euro fitim vjetor.

Zonja e parë, Lumnije Thaçi në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk ka të deklaruar asnjë kursim në bankë.

Por, asaj i figurojnë fitimet vjetore e që janë 6500 euro nga angazhimi I saj në Kolegjin AAB dhe afër 15 mijë euro nga puna e saj në Universitetin e Mitrovicës.

Të deklaruara si kursime në bankë nuk ka as gruaja e kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, Anita.

Ajo ka të raportuara vetëm pagën vjetore nga angazhimi i saj në Radio Televizionin e Kosovës.

Po ashtu, fitime ka edhe nga dy biznese tjera private, të cilat arrijnë në 24 mijë euro në vit.

Bashkëshortja e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Rita Knudsen ka në një bankë në Oslo të Norvegjisë, 85 mijë euro. Por tyre nuk ka asnjë pasuri tjetër të raportuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ardiana Gjinolli-Ahmeti, bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, të deklaruara I ka 2 mijë euro në një bankë në Kosovë. /Florandë Morina, T7