Sa më shumë kohë shpenzoni me prindërit, aq më shumë do jetojnë

Shpenzoni shumë kohë me prindërit dhe për këtë ndonjëherë ju kanë akuzuar se nuk jeni “cool”. Bëni mirë që fillimisht gjeni shoqëri më të mirë, pastaj tregojuni se aq më shumë kohë që shpenzoni me fëmijët, aq më gjatë jetojnë ata.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se personat e moshës mesatare 71 vjet kishin qenë shumë të prirë të ndihen të vetmuar, e kjo është shkaktar i madh i dobësimit të shëndetit, transmeton GSH studimin.

Rezultatet kishin treguar se nga 1604 njerëz të anketuar, 43 për qind e grave të intervistuara kishin rrëfyer se ndiheshin të vetmuara.

Ndërsa statistika më brengosëse e këtij studimi është se 23 për qind prej tyre kishin vdekur brenda gjashtë viteve sa ishte kryer studimi.

Hulumtuesit kishin zbuluar se vetmia të çon në probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë vështirësi në jetën e përditshme, probleme me kryerjen e detyrave, probleme me ecje, etj.

Pra, prandaj është e rëndësishme të shpenzoni kohë me nënën dhe babanë!