Sa jemi afër krijimit të vaksinës kundër koronavirusit?

Koronavirusi i ri po përhapet në çdo vend të botës. Qeveritë botërore po përgatiten për rritje të numrit të rasteve.

Përkundër kësaj, aktualisht nuk ka ende asnjë vaksinë në dispozicion për t’i mbrojtur njerëzit ndaj sëmundjes infektive. Por kur mund të ndryshojë një situatë e tillë?

Prestigjiozja britanike BBC ka shqyrtuar të gjitha rrugët e mundshme nëpërmjet një artikulli deri tek ardhja e një vaksine, që do të mposhte virusin i cili deri më tani ka marrë jetën e afro tetë mijë personave në mbarë botën.

Kur do kemi një vaksinë në dispozicion kundër koronavirusit?

Studiuesit kanë zhvilluar vaksina dhe kanë filluar t’i testojnë ato tek kafshët dhe vullnetarë, dhe nëse kjo shkon mirë, mund të ketë testime më të gjera gjatë vitit.

Por edhe nëse shkencëtarët mund t’i gëzohen faktit që kanë zhvilluar një vaksinë para vitit 2021, ende ekziston dilema e prodhimit të tyre në masë.

Siç shqyrton BBC, një vaksinë për injektim në masë nuk do të jetë gati të paktën në mesin e vitit të ardhshëm.

E gjithë kjo po ndodh në një kohë të shkurtër, kështu që nuk ka garanci që vaksinimi do të shkojë pa probleme.

Ka katër lloje koronavirusi që qarkullojnë tashmë në qeniet njerëzore. Ato shkaktojnë ftohjen e zakonshme, dhe aktualisht nuk ka vaksina për asnjërën prej tyre.

Metoda kryesore e vaksinimit për dekada ka qenë përdorimi i virusit origjinal për injektim.

A do të mbronte njerëzit e të gjitha moshave?

Pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të jetë më pak e suksesshme tek njerëzit e moshuar. Kjo nuk është për shkak të vetë vaksinës, por sistemet imunitare tek të moshuarit nuk reagojnë as ndaj imunizimit. Një gjë e tillë vërehet çdo vit tek gripat.

Të gjitha medikamentet, madje edhe Paracetamoli, kanë efekte anësore. Por pa prova klinike është e pamundur të dihet se cilat vaksina mund të kenë efektet anësore.

Derisa të jetë gati një vaksinë çfarë trajtimesh ka?

Vaksinat mund të parandalojnë infeksionet, por deri sa ska një të tillë në treg, mënyra më e mirë për ta bërë atë për momentin është higjena e duhur.

Ekzistojnë disa ilaçe anti-virale që përdoren në studimet klinike, por nuk mund të thuhet me siguri se ndonjë nga to kryen punë.

Si krijohet vaksina?

Vaksinat injektojnë viruse ose baktere (apo edhe pjesë të vogla të tyre) në sistemin imunitar. Mbrojtjet e trupit i cilësojnë si pushtues dhe pastaj mësojnë se si ta luftojnë atë.

Puna për një vaksinë të re kundër koronavirusit është duke përdorur qasje të reja dhe më pak të testuara, të quajtura vaksina “testo e luaj”.