Sa i kushtoi dasma Gresa Behlulit, sa para mori nga plikot përgjigjet këngëtarja

Gresa Behluli ka folur pas martesës. Ajo u përgjigj edhe në pyetjen se sa i ka kushtuar dasma.

E pytur se sa i ka kushtuar dasma ajo u përgjigj:

Zakonisht nuk fliten shifrat po ka qenë një dasëm shumë e mirë, nuk është që ka kushtu shumë. Sepse kur je fytyrë publike të gjithë kanë mirëkuptim sepse dëshirojnë me qenë pjesë e atij eventi kështu që gjithçka ka qenë e arsyshme.

Po ashtu është pyetur edhe rreth dhuratave, konkretisht plikove me para.

“Nuk është me rëndësi pjesa e zarfeve me rëndësi që kanë ardhë, nuk i kam thirrë në dasëm për me ma kthy me të holla”, tha këngëtarja.

Ndryshe, Gresa është martuar të shtunën me biznesmenin shqiptar, Lulzim Ibrahimi ndërkohë që kanagjeqin e ka mbajtur të mërkurën.