Rritja e buxhetit

Sa do të rritet buxheti për FSK-në?

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, tha se buxheti për FSK-në do të ketë rritje për çdo vit pas zgjerimit të kompetencave të kësaj force.

Gjatë emisionit Argument Plus në TV 21, Ramadani u pyet për buxhetin e FSK-së pas transformimit në ushtri të armatosur, e për këtë zëvendësministri deklaroi se ekziston një plan i rritjes së këtij buxheti.

Sipas tij rritje të buxhetit do të ketë për secilin vit, porse jo të gjitha të ardhurat varen nga buxheti i FSK-së, shkruan rtv21.tv.

Ai përmendi edhe donacionet e shumta që vijnë nga shtetet partnere, duke pasur marrëveshje bashkëpunimi me 14 shtete të ndryshme, ku të gjitha nga to japin donacione në forma të ndryshme, qofshin trajnime, shkollime apo edhe pajisje.