Sa do të paguhen mësuesit, mjekët e politikanët me Ligjin e ri për Paga?

Është publikuar Ligji i ri për pagat në sektorin publik. Pritet që pagat e të gjithë zyrtarëve publikë të ndryshojnë.

Kanë postet më të rëndësishme shtetërore.

Për angazhimin e tyre në institucione, presidentja, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit marrin pagë mujore.

Me projektligjin e ri për Pagat, vlera e pagesës mujore për ta pritet të ndryshojë.

Kjo nëse miratohet propozimi i Qeverisë Kurti që vlera e re e koeficientit të jetë 120 euro, nga 239 sa është aktualisht.

E para e shtetit, presidentja, Vjosa Osmani, me këtë llogaritje do të paguhet 2260 euro në bazë të llogaritjeve me koeficientin 18.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të marrin një pagë prej 2040 eurosh në muaj.

Por i dyti me pagën më të madhe pas presidentes është kreu i Gjykatës Kushtetuese, që do të ketë 2100 euro pagë.