Me 6 tetor do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë ku qytetarët do të vendosin për përfaqësuesit e tyre.
Mandati i ardhshëm i Qeverisë pritet të jetë a i marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, por sa do të ndikojë elektoralisht kjo temë mbetet të shihet.
Ballkani.info ka kontakuar me ekspertin e çështjeve politike, Shkodran Ramadan i cili tha se përkundër rëndësisë së temës ndikim më të madh do të ketë trajtimi i korrupsionit dhe nepotizmit.
“Përkundër ndikimit shumë të madh që ka marrëveshja me Serbinë, mendoj se temë kryesore do të vazhdoj të jetë korrupsioni dhe nepotizmi, tema që prekin direkt qytetarin”, tha Ramadani për Ballkani.info.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka insistuar vazhdimisht se nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as asociacion me kompetenca ekzekutive. /Ballkani.info/







