S4MM publikoi këngën “Spo du me dek i ri”

Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh të tyre që kanë ardhur kohët e fundit.

S4MM është këngëtari i radhës që ka sjell projektin e ri muzikore para fansave dhe opinionit të gjerë.

“Spo du me dek i ri”, titullohet kënga e re e rep-artistit tetovar, të cilën e ka shoqëruar me një video tejet të veçantë.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri që përmban gjithsej shtatë këngë, ku përfshihen edhe “Mir se vjen”, “Dek i ri”, “Mos um fol”, “E preferume”, “Vizion”, “Gunshots” dhe “The Best”,

Ndryshe, këngëtari që në realitet quhet Samir Selimi, këngët e reja do t’i publikon të gjitha brenda javës.