S4MM lanson “Mir se vjen”

Reperi S4MM ka nisur me publikimin e këngëve që janë pjesë e albumit të ri në periudhën që e ka quajtur si “Java e Legjendës” (“Week of The Legend”).

Kënga mban titullin “Mir se vjen” me muzikë nga Niza dhe Don Gima, ndërsa për tekstin është kujdesur vet reperi.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe është publikuar në platformën e shpërndarjes së videove, YouTube.

Në albumin e ri të Samir Selimit përfshihen shtatë këngë, të cilat do të lansohet brenda një jave.