S4MM jep lajmin e shumëpritur për fansat

S4MM përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se po vjen me shtatë këngë për shtatë ditë.

“7 ditë/ 7 këngë”, ka shkruar ai, duke mos dhënë detaje të tjera.

Reperi gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë duke punuar drejt finalizimit të tyre, ndërsa mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë.

Për ndryshe, “Janari” titullohet projekti i fundit nga S4MM, këngë e cila ka marrë 4 milionë klikime në YouTube.