S4MM e quajti dështak, Fero ia kthen me tekstin eksplicit të Getoar Selimit

Një luftë virtuale ka nisur në mes dy reperëve S4MM dhe Fero.
Që të dy të ri në skenën muzikore, mirëpo duket që dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes po i bën që të bëjnë edhe ‘lojëra’ me dissa. Një gjë kjo tejet e zakontë në mes reperëve në gjithë botën.

Ishte S4MM ai që sot postoi një instastory ku i adresohej Feros: “BONE FAM edhe në fund dështove”, pasi që ‘Bona fam’, mban titullin pikërisht kënga e re e Feros.

Por ky i fundit nuk nguroi dhe iu kundërpërgjigj reperit me një video, ku në sfond dëgjohej kënga e Getoar Selimit ‘Drog për vesh’.