S4MM anulon koncertin në Strugë për shkak të aksidentit tragjik në Bullgari

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ka anuluar një nga koncertet e tij të fundit për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai thekson se ka anuluar koncertin në Strugë meqë mëngjesin e djeshëm në aksidentin në Bullgari humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e viktimave siç u raportua në autobusin që po kthehej nga Turqia ishin edhe 12 fëmijë.

“Për shkak rastit të ndodhur anulohet koncerti me datë 27.11 në Strugë”, ka shkruar ai.
Ky koncert i Samir Selimit (emri i vërtetë) theksojmë se ishte paraparë të mbahej më 27 nëntor.

Për rastin e rëndë, sot është shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë, Bullgari e Maqedoninë e Veriut.
Shkaqet e aksidentit kanë mbetur akoma të paqarta, por që kanë nisur hetimet.