Ruzhdi Shehu takon banorët e disa lagjeve, falenderon për mbështetjen

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sot ka takuar banorët e lagjeve Hoxhë, Shehu, Hebibi, Gjota, Qallaku dhe Hoti.

Ai ka falenderuar qytetarët për mikëpritjen e tyre dhe konfirmimin e mbështetjes së tyre për koalicionin LDK-VV në Junik.

“Besimi juaj pa rezervë për programin tonë qeverisës, është përgjegjësi e madhe për ne. Prandaj programi ynë do të zbatohet me përpikmëri dhe pa dallim, deri në fund”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: