Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për përfundimin e dy projekteve të mëdha arsimore, të cilat ishin premtime të mandatit të tij të parë.
Ai theksoi se ndërtimi i çerdhes së parë për fëmijë në Junik dhe shkollës fillore “Edmond Hoxha” tashmë janë bërë realitet.
“Të dashur junikas, një nga premtimet tona kryesore të mandatit të parë ka qenë ndërtimi i çerdhës së parë për fëmijë në Junik si dhe ndërtimi i shkollës fillore ‘Edmond Hoxha’. Sot këto premtime janë realizuar në tërësi sepse çerdhja dhe shkolla janë realitet në Junik”, u shpreh Shehu.
Ai shtoi se këto investime janë dëshmi e përkushtimit të komunës për krijimin e kushteve më të mira për fëmijët dhe arsimin në Junik.







