Ruzhdi Shehu prezanton programin e tij qeverisës për komunën e Junikut

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët LDK-së, Ruzhdi Shehu ka prezantuar programin e tij qeverisës për komunën e Junikutm transmeton Ballkani.info.

Shehu ka treguar se rogrami i tyre është konkret dhe është hartuar nga profesionistët e fushës, duke u bazuar te nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Junikut.

“5 shtylla programore, me 18 prioritete që do të jetësohen përmes më shumë se 50 projekteve konkrete”, ka thënë Shehu.

Gjithashtu ai premtoi se pas 17 tetorit, me fitoren e LDK-së, shpenzimet e komunës do të publikohen çdo javë, nuk do të ketë asnjë shpenzim (zero euro) për dreka dhe darka, ndërsa të gjitha shpenzimet tjera do të zvogëlohen në minimumin e domosdoshëm.

Linkun për qasje në versionin elektronik të programit tonë qeverisës mund ta gjeni këtu:

https://lidhjademokratike.org/…/2021/09/Programi_Junik.pdf

Postimi i plotë: