Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur sot në takim deputetin më të ri të Kuvendit të Kosovës, Ukë Ibrahim Rugova.
Gjatë këtij takimi, kryetari Shehu theksoi se vizita e deputetit Rugova ka qenë një nder dhe kënaqësi e veçantë për Komunën e Junikut. Ai rikujtoi se Ukë Rugova është djali i presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili konsiderohet arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, si dhe ideator dhe themelues i Komunës së Junikut.
Sipas kryetarit Shehu, deputeti Rugova ka konfirmuar se do të jetë zëri i qytetarëve të Junikut në Kuvendin e Kosovës dhe se do të japë kontributin e tij pa rezervë në shërbim të zhvillimit dhe interesave të komunës.
Në fund, kryetari i Junikut e falënderoi deputetin Ukë Rugova për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Junikut.







