Ruzhdi Shehu premton ndërtimin e sheshit në qendër të Junikut dhe ndërtimin e stacionit të autobusëve

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu sot ka vizituar lagjet Miroc, Maloku dhe Qendër.

Ai tha se me programin e tyre qeverisës, banorët e këtyre lagjeve përfitojnë projekte konkrete zhvillimore.

“Këto projekte përfshin po nuk kufizohen me ndërtimin e sheshit në qendër të Junikut, ndërtimin e stacionit të autobusëve, hapjen e vendeve të reja të punës, ndërtimin e infrastrukturës së intergruar”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Sot kemi vizituar lagjet Miroc, Maloku dhe Qendër, së bashku me kandidatët tonë për anëtarë të Kuvendin Komunal. Programi ynë ka përcaktuar projekte konkrete zhvillimore nga të cilat do të përfitojnë banorët e këtyre lagjeve brenda mandatit tonë të parë. Këto projekte përfshin po nuk kufizohen me ndërtimin e sheshit në qendër të Junikut, ndërtimin e stacionit të autobusëve, hapjen e vendeve të reja të punës, ndërtimin e infrastrukturës së intergruar dhe shumë projekte të tjera për të gjithë banorët e këtyre lagjeve pa dallim.

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe mbështetjen e cila po rritet çdo ditë. Të gjithë së bashku, me 17 tetor do e bëjmë të mundshëm ndryshimin në Junik pas 12 viteve.

R.Sh