Ruzhdi Shehu pas fitores: Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve


Kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, i cili në zgjedhjet e djeshme të balotazhit arriti fitore për kreun e Junikut, i ka falemnderuar mbëshetësit e tij.

“Sot u konfirmua që për Junikun vendosin vetëm junikasit. Prandaj urime fitorja të gjithë qytetarëve të Junikut”, ka shkruar Shehu.

Ai thotë se Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve.

“Nga sot Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve ndërsa unë Ruzhdi Shehu do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Junikut pa përjashtim. Programi ynë do të zbatohet deri në fund siç kemi premtuar ndërsa Junikut do i’a kthejmë dinjitetin pas 12 viteve”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,
Fillimisht faleminderit secilit junikas për një proces zgjedhor të rregullt dhe demokratik, siç i ka hije Junikut. Nga rezultatet preliminare rezulton se koalicioni LDK-VV në Junik është fituese e këtyre zgjedhjeve.
Sot u konfirmua që për Junikun vendosin vetëm junikasit. Prandaj urime fitorja të gjithë qytetarëve të Junikut.
Nga sot Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve ndërsa unë Ruzhdi Shehu do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Junikut pa përjashtim. Programi ynë do të zbatohet deri në fund siç kemi premtuar ndërsa Junikut do i’a kthejmë dinjitetin pas 12 viteve.
Zoti e bekoftë Junikun dhe të gjithë junikasit pa dallim.
R.Sh