Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu njoftoi se sot është takuar me kampionin Robin Haxhi Krasniqi.
“Sot kisha nderin të takohem me mikun tim dhe kampionin tonë Robin Haxhi Krasniqi. Me këtë rast kemi biseduar për planet dhe karierën e tij profesionale”, ka shkruar ai.
Tutje ai vazhdoi duke thënë se Robin Krasniqi është krenaria e Junikut, nderi i Kosovës dhe zemra e çdo shqiptari kudo në botë. Prandaj, Robin Krasniqi nuk do të lejoj që padrejtësitë kundër tij në meqin e fundit të ndikojnë në moralin e tij dhe shpirtin junikas dhe luftarak.
Postimi i plotë:







