Sipas të dhënave nga terreni, deri më tani rreth 700 nga 1407 votues të regjistruar nga mërgata e Junikut kanë votuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ruzhdi Shehu ka vlerësuar se mërgata përbën “gjysmën e zemrës së Junikut” dhe ka bërë thirrje që të gjithë mërgimtarët që ende nuk kanë votuar, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Shehu ka apeluar që të gjithë ata që nuk kanë arritur të regjistrohen për votim me postë të vijnë më 12 tetor në Junik dhe të japin votën e tyre.
“Kontributi i mërgatës mbetet thelbësor, ndoshta më shumë se kurrë më parë,” thekson Shehu.
Sipas tij, pjesëmarrja masive e mërgatës është çelësi për të konfirmuar fitoren e LDK-së më 12 tetor “pa balotazh”.







