Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur përfundimin e Master Planit për Turizëm, dokument strategjik që do të udhëheqë zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj komune dhe promovimin e pasurive të saj natyrore e kulturore.

Plani është realizuar me mbështetjen e projektit PPSE, i hartuar nga kompania EPODE dhe i përkrahur nga Swisscontact dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Shehu ka theksuar se Master Plani do të sjellë:
📍 Zhvillim të qëndrueshëm turistik
📍 Promovim të trashëgimisë natyrore dhe kulturore
📍 Mundësi të reja për të rinjtë dhe komunitetin lokal
📍 Pozicionimin e Junikut si destinacion unik në hartën kombëtare dhe ndërkombëtare të turizmit

“Ky plan është garanci për një të ardhme më të mirë, me më shumë vende pune, më shumë vizitorë, më shumë investime dhe mbi të gjitha me më shumë mirëqenie për çdo familje të Junikut. Ky është vizioni ynë – një Junik që ecën Përtej, më atraktiv, më mikpritës dhe më i zhvilluar për gjeneratat që vijnë”, u shpreh Shehu.