Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka falënderuar qytetarët për mbështetjen ndaj LDK-së.

Ai ka thënë se dallimi mes të parit dhe tyre në qytetin që udhëheq është vetëm 100 vota, mirëpo, LDK-ja do të fitojë në këtë qytet, shkruan Ballkani.info.

“Sipas rezultateve preliminare të KQZ aktualisht ekziston një dallim prej 100 votave ndërmjet vendit të parë dhe të dytë. Mirë aktualisht jemi në pritje të votave të diasporës dhe votave me kusht. Pas përfundimit të votave në tërësi, besojmë fuqishëm që LDK do të rikonfirmohet si partia e parë në Komunën e Junikut”, ka shkruar Shehu./Ballkani.info/

Postimi: