Ruzhdi Shehu: Foli mërgata jonë e dashur, na besoi 53% të votës

Ruzhdi Shehu, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Junikut, i cili arriti të shkojë në balotazhin e 14 nëntorit, përmes një postimi ka falenderuar mërgatën.

“Foli mërgata jonë e dashur. E tha fjalën e vet. Me votë, me besim e me mbështetje. 53% e votës së mërgatës është për ne. Është për programin tonë, i cili është për të gjithë e në shërbim të të gjithë junikasve. Sa zemërmadhe është mërgata jonë. Sa shumë krenar jam me të. Po aq mirënjohës dhe i përkushtuar do të jem ndaj tyre përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: