Kryetari i Komunës së Junikut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të dytë, Ruzhdi Shehu, ka shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen masive në tubimin zgjedhor të mbajtur sot në Junik, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale 2025.

Shehu u shpreh se mbështetja e madhe nga qytetarët e Junikut dhe mërgata është një shtysë e fuqishme për të vazhduar punën dhe projektet e nisura gjatë mandatit të parë.

“Përkrahja juaj kaq e madhe, për ne është forcë që të vazhdojmë më tutje, me punë dhe përkushtim për të gjithë junikasit pa dallim. Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet. Të bashkuar do të vazhdojmë me mandatin e dytë, për të kompletuar transformimin e plotë të Junikut,” tha ai.

Kryetari falënderoi të rinjtë, gratë, kategoritë e dala nga lufta, si dhe të gjithë qytetarët e Junikut për mbështetjen e tyre të vazhdueshme:
“Urime Junik. Vazhdojmë +4.”

Tubimi i sotëm në Junik tregoi mbështetjen e gjerë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për projektet zhvillimore që Shehu synon të realizojë në mandatin e ardhshëm.