Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka theksuar se bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës. Gjatë mandatit të parë qeverisës, komuna ka realizuar investime të rëndësishme në këtë sektor, duke ndërtuar rreth 6,500 metra kanale ujitëse me një vlerë prej 325,000 euro, si dhe duke rehabilituar rreth 3,640 metra të kanalizimit në lagje të ndryshme të qytetit me një investim prej 250,000 euro.
Shehu ka theksuar se këto projekte kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për fermerët dhe banorët e Junikut.
“Bujqësia është motori kryesor i zhvillimit të komunës sonë. Në mandatin e dytë do të vazhdojmë me projekte të reja e më të mëdha për ta mbështetur sektorin bujqësor dhe për të krijuar kushte më të mira për qytetarët tanë,” tha Shehu.







