Ruzhdi Shehu: Ato që i premtoj do t’i realizojë me përpikmëri

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, i ftuar në një emision në RTK, ka thënë se deri më tani ka punuar intensivisht dhe ka shpalosur programin me qytetarët e Junikut.

“Besoj se ky program është mirëpritur nga qytetarët sepse është realizuar nga profesionistët e fushave në bashkëpunim me grupet e interesit, që funksionojnë në komunën e Junikut”, është shprehur ai.

Tutje i pyetur për top projektet, Shehu ka thënë se disa prej tyre janë  agrokultura, turizmi, mbështetja infrastrukturore, arsimi, shëndetesia dhe sektori privat.

“Qëllimi jonë është që të jemi në funksion për t’ju shërbyer qytetarëve të Junikut, ky është objektivi kryesor. Unë do jem shërbyes i qytetarëve të Komunës së Junikut, në funksion për arritjen e objektivave për zhvillimin ekonomik, zhvillimin e turizmit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, përmirësimin e cilësisë në shëndetësi”, ka thënë ndër të tjera ai.

Mes tjerash Shehu ka deklaruar se është i gatshëm t’i realizojë të gjitha ato që iu ka premtuar qytetarëve.