Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë publik raportin e realizimeve nga mandati i parë si dhe programin qeverisës për mandatin e dytë 2025-2029. Shehu tha se gjatë katër viteve të para janë realizuar mbi 90% e premtimeve elektorale, me mbi 11 milionë euro investime kapitale dhe rreth 400 mijë euro subvencione, duke e cilësuar këtë si rekordin më të madh të punëve të realizuara që nga themelimi i Komunës së Junikut.
Rezultatet e mandatit të parë: 49 projekte të realizuara, prej tyre 35 ishin premtime elektorale. Investime që, sipas Shehut, sot i gëzojnë të gjithë qytetarët e Junikut.
Programi për mandatin e dytë 2025-2029: 31 projekte të reja me vlerë mbi 13 milionë euro. Rreth 400 mijë euro subvencione për qytetarët. Parku solar me investim prej afër 42 milionë euro, që do të vendos Junikun në qendër të hartës energjetike të Kosovës. Shehu theksoi se LDK në Junik është e vetmja ofertë politike me program serioz dhe projekte konkrete, ndërsa kundërshtarët politik, sipas tij, nuk kanë program dhe po merren me shpifje e akuza personale.
Programi qeverisës 2026-2029 mund të gjendet në linkun zyrtar: www.ruzhdishehu.com #JunikuPërtej #LDK113







