Ruzhdi Jashari, asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime dhe ish kandidat për kryetar të kësaj komune, ka reaguar lidhur me raportimet se djali i tij është kapur me drogë më 2 gusht në Shtime bashkë me dy persona tjerë.
Jashari në reagimin e tij përmend edhe Naim Ismailin, duke aluduar në “montim të rastit nga ai”.
Edhe pse reagimi përmban shumë akuza si ndaj portaleve, po ashtu edhe ndaj disa indvidëve dhe përmenden edhe emra të zyrtarëve policorë, Ballkani.info do ta botojë atë të plotë.
Sa për sqarim për zotëri Jasharin dhe opinionin e gjërë, Ballkani.info e ka botuar lajmin duke cituar një media kredibile në vend e cila e ka publikuar lajmin në fjalë.
Sido që të jetë, për hir të korrektësisë meqë lajmi është botuar edhe tek ne, diku cituar burimin e informacionit, ne vazhdimin e gjeni të plotë reagimin e Ruzhdi Jasharit.
Reagimi i plotë (pa ndërhyrje dhe pa korrektime gjuhësore)
Ndaj disa portaleve (nȅse mund tȅ quhen “portale”….Shtimjapress) tȅ lidhura me pushtetin aktual tȅ Shtimes, qȅ burimin e kanȅ nga Naim Ismajli, Rrahman Jakupi dhe soji i tyre, qȅ instruktojnȅ informata dhe u japin edhe tȅ holla tȅ taksapagueseve tȅ Shtimes pȅr kȅto “portale”, tȅ bȅjnȅ likuidime publike tȅ qytetarȅve, duke ndȅrsyer çakejt edhe nȅ aspektin familjarȅ.
Tȅ nderuar qytetar;
Likuidimet e kohȅs komuniste dhe tȅ rexhimit tȅ Millosheviqit, kam menduar se me çlirimin e Kosoves do tȅ marrin fund, por, pushteti “modern” allasulltanqe, i kolltukgjinjȅve dhe despotȅve po manifestohet gati qe njȅzetvjet, pȅr tȅ keqȅn e popullit tim, si inkuizicion modern, kundȅr vlerave tȅ lirisȅ dhe shtetit tȅ sȅ drejtȅs. Angazhimet pȅr siguri qytetare dhe shtet tȅ s`drejtes, janȅ nocione qȅ i prishin punȅ pushtetit tȅ kalbur dhe mbi shpinȅn e popullit.
Sqarim;
Mȅ datȅ 9.08.2020 (e diel) rreth orȅs 18.00h, nga njȅ portal, njȅ gazetar (pȅr shkaqe dinjiteti tȅ gazetarit nuk po e jap emȅrin e tij), kȅrkon nȅ telefon sqarim dhe informata plotȅsuese rreth disa portaleve tȅ afȅrta me PDK, (Periskopi, Lajmi Net, Ballkan….) “a keni njohuri pȅr arrestimin e djalit tuaj z.Lirim Jasharit (a ȅshtȅ djali i Juaj?), I ndalur nga policia e Shtimȅs, mȅ datȅ 2. 08. 2020, sȅ bashku me dy persona tjerȅ, nȅ njȅ automjet golf 2 ngjyrȅ e pȅrhimet”.
Pȅr mua, ky ishte njȅ lajm befasues, sepse djali, i gjendjes madhore po t`ishte i arrestuar me narkotik ai do te duhej tȅ ishte i burgosur e jo nȅ shtȅpi. I pȅrgjigjem se unȅ nuk kam informata prej policisȅ sȅ Shtimes, pȅr diqka tȅ kȅtillȅ.
E verteta;
Ndoshta dikujt nuk i intereson, veqmas klanit aktual tȅ kriminalizuar tȅ Komunȅs sȅ Shtimes, dhe sojit tȅ tyre, nȅ nivel vendi s`bashku me muzikantȅt e portaleve qȅ ju rrinȅ prapa, ȅshtȅ kjo:
Tȅ nesȅrmen, pȅr tȅ marrȅ informata, nga institucionet e shtetit tim tȅ lodht, e tȅ rraskapitur nga mujsharȅt dhe ata qȅ i kan hipur nȅ shpinȅ, mȅ 10.08.2020 (e henȅ), shkova ne postkomandȅn e Shtimȅs pȅr tu informuar, zyrtarisht nga Komandanti i Stacionit Policor, pȅr ta degjuar tȅ vȅrteten zyrtare, nga institucionet. Meqȅ komandanti ndodhej nȅ pushim, nȅ takim mȅ priti me mirȅsjellje zv.Komandanti Jakupi. Pasi behej fjal pȅr djalin tim, ja tregoj shkrimet nga portalet, tȅ njȅ dite mȅ parȅ, se policia e Shtimȅs i paska dhȅnȅ kȅto informata pȅr portalet, pȅr arrestimin nȅ fjalȅ, dhe unȅ kam te drejt tȅ njoftohem pȅr rastin, si prind. Zv.Komandanti, mȅ informon pȅr procesverbalin se, personat tjerȅ (qȅ nuk po bȅhen publik) janȅ: Adhurim Avdyli, nipi i Enver Avdylit, shef i Krimeve Ekonomike nȅ Stacionin e Policisȅ Regjionele nȅ Ferizaj, qȅ, kanȅ lidhje miqȅsie me F.Xh. dhe Shkȅlqim Spahiu i fsh.Pjetreshticȅ (djali i policit Lulzim Spahiut, polic i stacionit policor tȅ Shtimȅs). Automjeti, golf.2 ngjyrȅ hiri, i ndaluar ȅshtȅ i policit, L.S, dhe kȅto informata tȅ portaleve tȅ lutem mund t`i demantoni, kjo ȅshtȅ e vȅrteta e kȅtij stacioni tȅ policisȅ.
Zv.Komandanti, deklaron: “mȅ vjen keq, por ne nuk kemi dhȅnȅ asnjȅ informatȅ pȅr portalet, dhe nuk kam njohuri se kush i ka dhȅnȅ kȅto informata, duke u pajtuar me pohimin se, raportet 24 orȅshe shkojnȅ nȅ mirȅbesim edhe nȅ zyre tȅ Kryetarit tȅ Komunȅs sȅ Shtimes, por njesiti antidrogȅ, nȅ Ferizaj tȅ njejtȅn ditȅ ȅshtȅ marrȅ me rastin”, dhe se “ata mund tȅ kene dhȅnȅ, ndonjȅ informatȅ pȅr portalet”, sepse “informatat nuk jepen kur kemi tȅ bȅjmȅ me hetimet”. Unȅ, menjȅher, pȅr t`msuar tȅ vȅrtetȅn, pȅr ate çka po shkruajn portalet, duke mȅ nxjerr foto personale, tȅ dy, e tri, viteve mȅ parȅ nȅ kundȅrshtim me Kushtetuten e Kosovȅs, nenin 23 dhe 36 i sajȅ, por, duke ditur, se ky pushtet i kalbur nuk ka dinjitet, e lȅre mȅ tȅ mȅrzitet pȅr dinjitetin tim personal e familjar, sepse njȅ pushtet qȅ jep tokȅ shtetore pȅr vota, e punȅson njerȅz e “kȅshilltarȅ” komunal, nȅ kȅmbim tȅ votȅs, ai nuk ȅshtȅ pushtet i popullit tim tȅ shumvuajtur, sepse udhehiqet nga mentaliteti i gjungllȅs, qȅ qytetarȅt tanȅ, nuk e meritojnȅ kȅte tȅ keqe.
Vazhdojȅ, pȅr t`u informuar saktȅsisht pȅr tȅ vȅrtetȅn nȅ Ferizaj. Nȅ zyre me mirȅsjellje, mȅ priti shefi i nijisisȅ antidrogȅ M.R. i cili mȅ thot: se, “informata tȅ kȅtilla ne nuk kemi dhȅnȅ pȅr portalet”, dhe se “djali i juaj, Lirim Jashari, ȅshtȅ dȅshmitar i rastit”. “Nȅ automjetin e djalit tȅ policit L.S., tȅ Shtimes, nȅ t`cilin automjet ndodhej edhe Adhurim Avdyli, nipi i shefit te krimeve ekonomike tȅ Ferizajit, i njohur pȅr ne”, pohon M.R., “nȅn ulȅse, tȅ automjetit janȅ gjetur 082mgr narkotik, i llojit hashash”, dhe se “djali i juaj vazhdon tȅ jet nȅ cilsinȅ e dȅshmitarit”, kjo figuron e shkruar nȅ procesverbalin e njisitit pȅr luftimin e narkotikȅve, qȅ mȅ ȅshtȅ ofruar pȅr ta shikuar, e kundȅrta e asj qȅ po pretendojnȅ, shpifin e njollosin disa “portale” me shkrimet e tyre, mjerisht pa, kurrfar etike tȅ gazetarisȅ, nȅ shȅrbim tȅ pushteteve kriminale, tȅ lidhura me krimin dhe nȅntokȅn. Me tȅ drejt dyshoj pȅr kȅtȅ montim, derisa po vazhdojnȅ tȅ ruhen emrat e 2 personave tȅ tjerȅ, dhe se pȅr kȅtȅ shȅrbim mund tȅ ket ndonjȅ ngritje nȅ detyrȅ, apo ndonjȅ punȅsim tȅ rij, kur dihen ngritjet e kȅtilla nȅ detyrȅ qȅ po vazhdojnȅ qȅ, nga vrasja e dr.Vezir Bajramit, e janȅ t`njohura edhe punȅsimet qȅ janȅ bȅrȅ pȅr shȅrbime tȅ tilla (do t`i ruaj emrat e tyre pȅr shkaqe dinjiteti, duke ditur, se ka njerȅz qȅ i ka shtyer varfria pȅr shȅrbime tȅ kȅtilla.)
Kah mesdita (10.08.2020), kthehem nȅ shtȅpi pȅr ballafaqim me djalin, i cili deklaron se; mȅ datȅ 2.08.2020, mȅ kanȅ thirrur djali i policit L.S. dhe Adhurim Avdyli (nip i E.A, shef i krimeve ekonomike nȅ Ferizaj, mȅ heret komandant i kȅtij stacioni policor, i ngritur nȅ detyrȅ), qȅ t`pimȅ nga njȅ kafe, jam hyp nȅ automjetin e tyre, pa e ditur se kanȅ narkotikȅ nȅ automjet, kȅshtu jemi ndalur nga policia e Shtimes, tȅ cilȅt, na kanȅ derguar nȅ stacion.
Pra kjo ishte ngjarja.
Duke parȅ shkrimet linquese tȅ portaleve, me fakte tȅ shtrembruara dhe nuk permenden akterȅt, por vazhdonȅ tȅ linqohet familja ime, dhe unȅ, si nȅ kohȅn kryqzimit tȅ krishtit dhe tȅ mesjetȅs, kur Gjordano Brunos i kȅrkohej tȅ pohonte se “toka nuk sillet”, ai pȅrsȅri vazhdonte tȅ digjej, nȅ turren e druve duke thȅnȅ se “toka sillet”. …JO more JO!!!. Unȅ me keqardhje, ju them, o symbullur, o mjerana e ju tȅ prishur, unȅ nuk do tȅ ndalem sȅ vepruari, dhe s`denoncuari kundȅr t`ligave, vetvrasjeve, skamjes, mjerimit dhe kriminalitetit qȅ po vazhdoni tȅ bȅni mbi kȅte popull, edhe nȅse ju vazhdoni tȅ hedhni zjarr kundȅr meje, dhe nȅse tentoni t`mȅ djegni ne “turr tȅ druve”.
Pra unȅ sot, dhe nesȅr do te jamë tȅ kȅmbȅt e popullit tim, qȅ dha shumȅ pȅr kȅte vend….
Prandaj;
Mȅ (11.08.2020), duke parȅ kȅtȅ rrȅmujȅ shkrimesh e linqimesh tȅ orkestraua nga kuzhina e kryetarit “sulltan”, nȅ Gjykatȅn Themelore nȅ Ferizaj, dorzova padinȅ civile, kundȅr shpifjes dhe njollosjes, pȅr portalet e caktuara, qȅ japin e shperndajn, informata tȅ orkestruara sipas shijes, sȅ pushteteve, qȅ janȅ tȅ lidhura me krimin e organizuar, shkrime kȅto nȅ kundershtim tȅ procesverbaleve, zyrtare.
Mȅ dat 12.08.2020, e mȅrkurȅ, padia shkon edhe kundȅr “portalit” ShtimjaPress, tȅ menaxhuar nga zyra e Naim Ismajlit dhe Rrahman Jakupit, qȅ ȅshtȅ paguar dhe vazhdon tȅ paguhet nga taksat e qytetarȅve tanȅ, pȅr tȅ hedhur helm kunder nesh. Theksoj se, portali ne fjalȅ, udhehiqej nga Mexhit Ramusa, dhe diku rreth 3000 Euro, jane dhȅnȅ mjete nga buxheti i komunes (nese vazhdon ta udheheq akoma nga i njejti person) pȅrmes njȅ kontrate tȅ leshuar nga zyra e Naim Ismajlit, duke qenȅ nȅ sherbim tȅ “sulltanit”, nuk e dime, nȅse s`voni nȅse i ȅshtȅ i ndrruar pronari?, por vazhdon t`jetȅ nȅ shȅrbim tȅ Naimit e Rrahmanit, e jo tȅ qytetareve tȅ Shtimes dhe se, jo tȅ sigurisȅ sȅ tyre. Mjerisht ky “portal” nuk e mori mundin me pyet se si ndodhi gjuajtja me armȅ, kundȅr djemve tȅ Naim Ismajlit (qe kemi keqardhje pȅr ta), vitin e kaluar mos vall? kȅto tȅ shtȅna e plagosje ishin pȅr tȅ “miren e vendit?”, para mengjesit, nȅ kafet e serbeve nȅ Graqanic, kushedi se çka zihej nȅ atȅ mȅngjes kobzi???. Pse nuk pyeti ky far portali se, ku kanȅ, mbrri hetimet rreth, mbytjes (vrasjes) se nxensȅs se v.II, tȅ shkollȅs sȅ mesme (e bija e veteranit Adem Bajarimit)??….pse nuk u interesua pȅr shumȅ vetvrasje tȅ rinjȅsh nȅ kȅtȅ komunȅ??. Pra, ky ȅshtȅ profili fatkeq qȅ e ka mbȅrthy komunȅn e Shtimes qe 20 vjet, ku pȅr “sigurinȅ”, dhe shitjen e narkotikeve, tȅ zezȅn e rinisȅ sonȅ, paperspektivȅn e shume te kqija tjera adresa shkon, mjerisht te pushtet i kalbur. Ky kryetarȅ, vazhdon tȅ jet shefi numer nje, pȅr sigurine komunale…..???!!!
Nuk po hy mȅ thell, kȅto dhe shumȅ çȅshtje tjera tȅ liga qȅ, kanȅ pllakosȅ Shtimen, dhe vazhdon droga tȅ sillet e shitet edhe me dijen e policisë, po shihet se kush po i helmon femijtë tanȅ, pra janȅ pasojat e kȅsaj kaste tȅ prishur, ku nȅ krye tȅ KESHILLIT PȄR SIGURI, qe 20 vjet qȅndron kjo kastȅ e Naim Ismajlit, dhe mbeshtetseve tȅ tij, e jo e imja. Sikurse qytetaret tanë tȅ komunes, une, bashke me ta vazhdojm tȅ vuajm, pasojat e liga, ku prodhimi po del nga kolltuku i “sulltanit”. Disa medie tȅ shitura po krijojne mjegull, nȅ diten me diell, qe te mos shihȅn tȅ ligat qȅ po ja bejne popullit, dhe më e keqja ȅshtȅ qȅ, duke mȅ sulnuar mua po tentojne ta njollsin Levizjen VETVENDOSJE! tȅ cilȅs i pȅrkas.
Kȅshtu sot VV, ka mbȅshtetje akoma mȅ shumȅ, dhe kjo po vjen nȅ qeverisjen shtimjane, pa deshiren e tyre, sepse duan t`pyeten se kush duhet tȅ vjen nȅ VV!!!
Mȅ 11. 08.2020 e marte, pokȅshtu, pȅr kȅto poshtȅrsi, dhe gjendjen kaotike tȅ sigurisȅ, nȅ Komun tȅ Shtimes, dhe informatat kontraverse tȅ dala nga “policia”, qȅ po citohet policia, e DEPONOVA një deklart nȅ Inspektoratin e Policisȅ, qȅ Policia ta hetoj vetvehten se çka ȅshtȅ kah ndodh me ta.
Pyes nga kȅta trumbetues pse emrat e 2 akterve tjerȅ tȅ dates 2.gusht 2020, nuk po bȅhȅn publike!!!???
Kurse klanit famkeq tȅ kriminalizuar, kȅsisoji deri nȅ kȅte masȅ, i dȅshiroj kthjellje, portaleve e gazetarisë, gazetari të sakt e profesionale e jo strajca të taxhisë së pushteteve që qojnë në fatkeqësi qytetarët tan, pa ditur se në tërë jeten e njeriut e mbushin goolen, ne kundershtim me ligjet, me informacione te rrezikshme qe jane pasoje e përjtshme e individit. Gjjykatave, e shtetit tim sundim tȅ ligjit e drejtȅsi. Policisȅ siguri e barabarȅsi pȅr tȅ gjithȅ, e jo ngritje nȅ detyra pas skandaleve. Uroj tȅ kemi siguri qȅ tȅ mos frigohemi se na vriten femijȅt tanȅ, e na mbyllȅn rrugȅt nga patragjelet e pushtetit, dhe ata qe ua kemi besuar sigurinȅ, tȅ mos konstruktohen ngjartje tȅ kȅtilla tȅ liga, nga pushteti ndaj askujt.
Duke parȅ acarimet familjare dhe shkrimet e kȅtilla tȅ toneve tȅ ngritura, duke reaguar me tȅ drejt kundȅr portaleve, qëpo flasin me gjuhȅn qȅ vret, duke u thirrur “gjoja nȅ fjalen e lirȅ”, kȅrkoj, nȅ perputhje me ligjin dhe kodin e gazetarisȅ, qȅ ky shkrim i imi – REAGIM, tȅ botohet nȅ Portalin Shtimjapress, dhe portalet shperndarese, qȅ kan shperndarȅ tȅ dhenat e mia sensitive, nȅ kundȅrshtim tȅ kushtetutȅs dhe ligjeve nȅ fuqi.
Ndȅrsa pȅr tȅ tjerat shihemi ne gjyq.
Me respekt,
Ruzhdi Jashari,
Asambleist i Kuvendit Komunal tȅ Shtimes, nga Levizja VETVENDOSJE!
044.228 342







