Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të hënën veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke thënë se ato po degradonin aftësinë e Teheranit për të siguruar kapacitetin bërthamor dhe raketor balistik, por tha se vetë NATO nuk do të përfshihej.
“Është me të vërtetë e rëndësishme ajo që SHBA-të po bëjnë këtu, së bashku me Izraelin, sepse po shkatërrojnë, po degradojnë kapacitetin e Iranit për të siguruar kapacitetin bërthamor, kapacitetin raketor balistik”, tha ai për televizionin gjerman ARD në Bruksel.







